Lionel Messi zbulon sekretin e shënimit të golave nga goditja e dënimit
Lionel Messi, ka zbuluar sekretin për aftësinë e tij për të shënuar gola nga goditjet e dënimit, duke e bërë dallimin mes këtyre të fundit dhe penalltive.
“Është e vërtetë që ne qëndrojmë shpeshherë pasi të përfundojmë stërvitjet për t’i ushtruar jo vetëm gjuajtjet e lira, por edhe goditjet nga jashtë zonës së portierit. Ti mësohesh me goditjen e topit në një mënyrë të caktuar dhe vazhdimisht zbulon formën më të mirë. Në fund të fundit, gjithçka varet nga stërvitjet dhe ushtrimet”, u shpreh fillimisht Messi.
“Penalltitë dhe gjuajtjet e lira janë të ndryshme. Në gjuajtje të lirë e ke një mur mbrojtës, një distancë më të madhe dhe është një lloj tjetër i goditjes. Gjithashtu, ti nuk e ke presionin që duhet të shënosh patjetër, sepse goditjet e lira mund edhe të mos përfundojnë si gola”.
“Në rastin e penalltive ke shumë më shumë për të humbur. Këtu, portieri ndihet më rehat. Nëse lojtari shënon, është normale pasi që është penallti. Ai i cili e godet topin pritet të shënojë më shumë sesa që pritet nga portieri ta mbrojë portën. Presioni është i ndryshëm”, përfundoi Messi. /botaefutbollit/

No comments