Breaking News

Messi: Dua që Neymar të kthehet te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se atij do t’i pëlqente të luante përsëri me ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar Jr, mirëpo ka pranuar se do të jetë i vështirë që ai të kthehet në Barcelonë, pasi që Paris Saint-Germaini nuk do ta lejojë shitjen e tij.

“Kjo është një gjë e komplikuar. Do të donim ta kthenim atë në skuadër. Ne jemi shokë, kemi jetuar momente shumë të mira, disa jo edhe aq të mira, por ne kemi kaluar shumë kohë bashkë”, tha fillimisht Messi.

“Megjithatë, mendoj se është shumë e vështirë për të për t’u larguar nga PSG. Ata nuk do ta lejojnë largimin e tij”, deklaroi Messi. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments