ZYRTARE: Roma shkarkon trajnerin Eusebio Di Francesco
Roma ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Eusebio Di Francescon.
Ky vendim i klubit italian vjen pas eliminimit nga Porto nga UEFA Champions League.
Ai e ka drejtuar klubin italian në 87 ndeshje, teksa ka arritur 46 fitore, 18 barazime dhe 23 humbje.
Arritja më e madhe e Di Francescos është sezoni 2017/18, ku shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League, pasi eliminoi Barcelonën pas një rikthimi të jashtëzakonshëm në “Stadio Olimpico”.

No comments