ZYRTARE: UEFA dënon rëndë Diego Simeone për sjelljen e tij në ndeshjen kundër Juventusit
UEFA ka marrë vendimin sot për trajnerin e Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone.
Trajneri argjentinas kishte kapur organin gjenital, pas shënimit të golit të dytë ndaj skuadrës torineze, ndërsa UEFA ka marrë vendim zyrtar.
Sipas njoftimit zyrtar, Simeone është dënuar me 20 mijë euro gjobë për atë veprim të pahijshëm.
Ky dënim vetëm me të holla, që do të thotë që argjentinasi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e dytë ndaj Juventusit që zhvillohet javën e ardhshme në "Allianz Stadium".

No comments