UEFA: Goli i Ajaxit kundër Real Madridit ishte plotësisht i rregullt
Pas ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve, UEFA e ka publikuar një njoftim, ku i ka sqaruar të gjitha incidentet kontroverse në lidhje me gjyqtarët dhe VAR-in, përfshirë këtu golin e Ajaxit kundër Real Madridit.
Në fillim të aksionit të Ajaxit tek ky gol, u duk sikur topi e kishte kaluar vijën anësore, me madrilenëve që ishin të bindur se topi e kishte kaluar vijën. Mirëpo, UEFA e ka sqaruar vendimin e gjyqtarit.
“Nuk kishte asnjë provë përfundimtare që topi e kaloi vijën e lojës plotësisht. Të gjitha videot dhe fotografitë u analizuan në mënyrë të kujdesshme nga VAR”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.
“Gjyqtari i katërt, i cili ishte i pozicionuar në mënyrë të përsosur, kishte bërë të ditur se topi nuk e kaloi plotësisht vijën e fushës. Për këtë arsye, nuk pat nevojë për analizë brenda në fushë. Gjyqtari pati të drejtë që nuk ndërhyu dhe e lejoi golin”.

No comments