Breaking News

Liverpool kërkon përforcime në mesfushë, Redsat hedhin sytë nga mesfushori i Real Madridit


Siç raportojnë mediat në Itali, Liverpool është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madrid, Isco Alarcon.

Futbollisti po mendon që të largohet nga Real Madrid në përfundim të sezonit, ku klubet si Juventus, Manchester City dhe Manchester United janë të interesuar për spanjollin.

Siç raporton "Tuttosport" në garë tani është futur edhe Liverpooli i Jurgen Klopp, që duhet të përforcoj mesfushën në mënyrë që sulmi të bëj punën e saj.

Por Galaktikët kërkojnë 80 milionë që lojtari të lihet i lirë. 26-vjeçari nuk është më në planet e Santiago Solarit i cili po preferon më shumë Marcos Llorente dhe Federico Valverde në mesfushë.
Tap icon by Icons8

No comments