Ish-arbitri italian: Futbolli nuk ka nevojë si Cüneyt Çakır
Roma u eleminua mbrëmë nga UEFA Champions League me një penallti në minutën e 117' të shtesës të shndërruar në gol nga mbrojtësi Alex Teles.
Megjithatë skuadra italiane pretenduan për një penallti të padhënë në minutat e fundit të ndeshjes.
Por ish-arbitri italina, Graciano Cesari ka komentuar për këtë duke thënë se futbolli nuk ka nevojë për arbitra si Cüneyt Çakır.
"Gabim i pamundur, i pabesueshëm dhe i papranueshëm nga Çakir. Në minutën e 122’ duhej penallti. Ndihmësi nuk lëvizi. Është bërë padrejtësi. Futbolli nuk ka nevojë për arbitra si Çakir", tha Cesari.

No comments