Arbitrat bojkotuan kampionatin, FSHF anulon të gjitha ndeshjet e fundjavës
Federata Shqiptare e Futbollit, pas vendimit të arbitrave për të bojkotuar kampionatin, ka njoftuar të gjithë klubet shqiptaretë të gjitha kategorive se nuk do të zhvillohen ndeshjet e programuara për fundjavën.
Federata Shqiptare e Futbollit pret reagimin e Policisë së Shtetit, që të marrë përgjegjësitë për sigurinë e “bilbilave” me praninë e tyre në impiantet sportive, si e vetmja rrugë për të shmanguar incidentet si ai i Kamzës, ku u dhunua barbarisht arbitri Eldorian Hamiti.

No comments