Breaking News

E tregojnë trofetë e fituar, ky është klubi më i mirë i dekadës së fundit

Pep Guardiola disa ditë më parë tha se Barcelona, Bayern Munich dhe Juventus janë tri skuadrat më të mira të dekadës.

Sipas tyre, trajneri spanjoll ka anashkaluar sukseset e Real Madridit, ku në pesë vitet e fundit ka fituar katër tituj të Champions Leagues.
Por, sipas ‘Mundo Deportivo’, jo Real Madrid, por asnjë skuadër nuk mund të krahasohet me Barcelonën, që në dhjetë vitit e fundit ka fituar 28 tituj, më shumë se kushdo tjetër.
Katalanët kanë fituar shtatë nga dhjet tituj La Liga, gjashtë trofe të Kupës nga dhjetë, tre tituj të Champions Leagues, tre tituj të Kupës së Botës për klube dhe trofe të tjerë.
Barcelona lë pas PSG-në që ka fituar 21 tituj, por dihet niveli i ligës ku paraqitën kampionët e Francës. Bayern Munich renditet në vendin e tretë me 19 tituj.
Tap icon by Icons8

No comments