“Askush nuk flet më për Ronaldon në Madrid”
Portieri belg Thibaut Courtois, ka thënë se askush nuk e përmend më emrin e Cristiano Ronaldos në Madrid.
“Nuk përmendet emri i tij në dhomat e zhveshjes”, tha Courtois për të përditshmen, Het Nieuwsblad .
“Emri i tij është përmendur vetëm nga mediat. Ka pasur ndeshje që kemi humbur edhe pse kemi pasur 10 shanse, sepse nuk kemi arritur të shënojmë”.
“Në të njëjtën kohë, ai shënonte dy për Juventusin, kështu që është normale të përmendet ai nga mediat dhe të flitet për këtë”.

No comments