Zhdukja misterioze e avionit, flet babai i Emiliano Sala
Një lajm i frikshëm ka tronditur botën e futbollit, dhe jo vetëm paraditen e sotme. Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Emiliano Sala. Ai po udhëtonte nga Franca drejt Cardiffit, për të firmosur me skuadrën e Premier Leagues, ndërkohë që avioni është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Mediat britanike raportojnë se nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që paniku sa vjen dhe shtohet. Në Francë e bëjnë të sigurt që Sala ka qenë në avion. Policia, por edhe ish-klubi i tij Nantes, e konfirmojnë diçka të tillë.
Ndërkohë në një prononcim për “Radio Continental”, babai i sulmuesit, i tronditur nga zhdukja e aeroplanit, u shpreh: Unë nuk di asgjë, unë jam në Argjentinë. Fola të dielën me Emilianon”.

No comments