Breaking News

Ibrahimovic zbulon arsyen pse nuk u transferua te Milani

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar arsyen pse ai nuk u transferua në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit, duke thënë se ai ndien që nuk kishte dhënë ende maksimumin për klubin e tij.

“Ndieja se kam ende shumë për t’i dhënë ekipit tim, ligën amerikane (Major League Socecr) dhe tifozëve. Për sezonin e ardhshëm, mendoj se nuk do të jem titullar, por nuk e di sesa do të jetë e mirë kjo gjë për mua”, tha Ibrahimovic.
“Dua ta sfidoj veten në këtë aspekt. Sezonin e parë nuk pata mundësi ta japë maksimumin, veçanërisht për shkak të lëndimit. Nuk kisha luajtur për më shumë se dhjetë minuta gjatë gjithë vitit. Megjithatë, jam këtu, jam gjallë dhe kjo është e rëndësishme për mua”, deklaroi Ibrahimovic.
Tap icon by Icons8

No comments