Zbuloi dhe denoncoi korrupsionin në futboll, ekzekutohet gazetari invesgativ
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin afrikan të Ganës dhe jo vetëm. Disa njerëz të armatosur kanë qëlluar për vdekje një gazetar investigative që zbuloi dhe denoncoi korrupsionin në futboll.
Ahmed Husein Suale u qëllua 3 herë nga disa persona me motor teksa po udhëtonte rrugës për në shtëpi.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Ahmed së bashku me një ekip gazetarësh realizuan një dokumentar nëpërmjet të cilit u denoncuan 77 arbitrat sikurse dhe presidenti i futbollit Ganes për marrje rryshfeti. Ndërkohë vrasja erdhi pas një fushate abuzimi ndaj ekipit të dokumentarit.

No comments