Klubi anglez shfaq interes për mesfushorin e talentuar të Kosovës
Arbër Zeneli është një nga talentët që po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë.
Mesfushori 23-vjeçar ka zgjuar interesin e Chelseat dhe pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri. Zeneli aktualisht është pjesë e Herenvenit në Holandë, teksa po kalon një moment mjaft të mirë.
Në pjesën e parë të sezonit mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti të shënonte 4 gola dhe regjistroi 10 asistime, duke u shndërruar në një lider te skuadra holandeze.
Kësisoj, futbollisti është në listën e dëshirave të klubit anglez, teksa këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë paund për shërbimet e 23-vjeçarit.

No comments