Breaking News

Zbulohet arsyeja pse Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi

Zinedine Zidane, i cili në mënyrë të befasishme u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit, vetëm pesë ditë pasi e kishte fituar Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar.

Zidane nuk u pajtua me presidentin e klubit, Florentino Perez, për të ardhmen e Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos.
“Zidane e bëri shumë të qartë kur vendosi largimin nga klubi”, ka thënë ish-presidenti i klubit, Ramon Calderon.
“Ai dëshironte ta mbante Ronaldon në skuadër dhe ta shiste Bale, dhe presidenti në fund e bëri gjen e kundërt. Zidane po ashtu dëshironte disa transferime tjera, dhe të shiste lojtarë të tjerë përveç Bale, mirëpo dëshirat e tij nuk u pranuan, kështu që ai vendosi të largohet. Dhe ai kishte të drejtë”, deklaroi Calderon.
Tap icon by Icons8

No comments