Rrëfehet Wanda Nara: Nuk jam e varur pas Icardit
Në valën e bisedimeve për rinovimin e Mauro Icardit ose jo tek Interi, Wanda Nara është një nga personat kyç, duke qenë se është edhe agjentja, njëkohësisht edhe bashkëshortja e argjentinasit.
Në një intervistë për “Regia”, Wanda tregon edhe pjesë nga jeta private, prek tematikën e seksit në një lidhje, dhe karrierën që e konsideron të rëndësishme, të ketë edhe pavarësi financiare.
“Për mua, të jesh kurajoz do të thotë të bësh gjithçka të pëlqen, duke u përballur me rreziqet që sjell. Të kesh guxim do të thotë të bësh edhe gjërat që më mirë beson, vendos apo ndryshon jetën tënde, edhe pse e di se mund të ketë pasoja. Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike”, .
“Më pëlqen të kërcej, kam një mësues, marr leksione dhe më pëlqen muzika, të zbavitem, sepse dua të harroj gjithçka që të lodh”.
“Seksi ? Më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin”.
“E vërteta është që nuk kam fantazi për të realizuar. Jam person me ankth. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres”, përfundoi Wanda.

No comments