Breaking News

Wanda Nara: Jemi larg rinovimit të kontratës me Interin, kemi oferta nga klube të mëdha

Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka bërë të ditur se ata janë shumë larg rinovimit të kontratës me Interin dhe se Icardi ka oferta nga katër klube të mëdha, dy nga Spanja, një nga Anglia dhe një nga Franca.

“Për momentin, jemi shumë larg arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës së Icardit. Shumë klube të mëdha evropiane janë të interesuara për Icardin dhe ne nuk jemi afër arritjes së një marrëveshjeje me Icardin”, tha fillimisht Nara.
“Shifrat të cilat po përfliten në Itali për ofertën e re të Interit nuk janë të sakta. Deri më tani, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë të kënaqshme nga Interi. Nuk e përjashtoj mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në ndonjë fazë të mëvonshme, por tani jemi larg kësaj”.
“Nuk është logjike që Icardi ta nënshkruajë një kontratë të re dhe ta ketë të njëjtën pagë si tani. Ne kemi një lidhje shumë të mirë me dy klubet më të mëdha në Spanjë, që janë të interesuara për Icardin, si dhe një në Francë dhe një në Angli”, deklaroi Wanda Nara. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments