Breaking News

Presidenti i PSG merr këtë pozitë në UEFA


Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, është zgjedhur si përfaqësues i dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, nga Shoqata e Klubeve Evropiane. Ai është emëruar në vend të Ivan Gazidis.

Ish-drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Gazidis, u largua nga pozita e tij pasi u largua nga klubi londinez dhe mori pozitën e drejtuesit ekzekutiv në Milan. Ai ia la në dorë Shoqatës së Klubeve Evropiane për ta zgjedhur pasardhësin e tij.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është aktualisht edhe president i Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe tani ai do të bashkëpunoj me biznesmenin nga Katari, i cili është shumë i kënaqur me pozitën e tij të re.
“Unë jam thellësisht i nderuar që jam zgjedhur nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Shoqatës së Klubeve Evropiane, për t’iu bashkuar Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj se do të arrij ta përfaqësoj interesin e të gjitha klubeve në procesin e vendimmarrjes”, ka thënë Ai-Khelaifi.
Vendimi për ta emëruar Al-Khelaifin në këtë pozitë erdhi si surprizë sepse shumë klube brenda Shoqatës së Klubeve Evropiane janë ankuar për mënyrën se si sillet PSG gjatë afateve kalimtare, ku shkel rregullat e transferimeve.
Tap icon by Icons8

No comments