Ish-arbitri spanjoll: Messi simuloi për të fituar penallti
Barcelona arriti të kalojë në epërsi që në minutën e 12' të ndeshjes së mbrëmshme, pasi që arbitri akordoi një penallti në favor të katalanasve, të cilën e shënoi Philippe Coutinho.
Ish-arbitri spanjoll, Juan Andujar Oliver, nuk pajtohet me këtë vendim të arbitrit të ndeshjes.
“Nga pamjet e televizionit, nuk është një penallti. Nuk është e qartë nëse Promes e rrëzoi argjentinasin”, ka thënë Andujar Oliver në një intervistë për programin në radion e Marcas, “Marcador”.

No comments