Breaking News

Pogba te Juventusi? Këto janë fjalët e Allegrit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka reaguar ndaj lajmit se mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të kthehet në Juventus. Sipas italianit, ky lajm vjen nga imagjinata e gazetarëve.

“Ju keni një imagjinatë shumë të jashtëzakonshme! Mendoj se do të jetë shumë e vështirë që të ndodhë kthimi i Pogbës në Juventus”, u shpreh Allegri në një konferencë për shtyp.
25-vjeçari po kalon një formë mbresëlënëse që kur Solskjaer u emërua në pozitën e trajnerit të “Djajve të kuq”, duke shënuar pesë gola të cilat i ndihmuan Manchester Unitedit të fitojë tetë ndeshje radhazi.
Tap icon by Icons8

No comments