Breaking News

U eliminua nga FA Cup, Granit Xhaka sherr me tifozët e Arsenalit


Eliminimi nga FA Cup, pas humbjes 1-3 përballë Manchester United, nuk ka kaluar fort qetë te Arsenali. 
Ishte pikërisht Granit Xhaka, i cili pasi po dilte nga stadiumi “Emirates” pas ndeshjes, në automjetin e tij personal, u kap me disa tifozë të Arsenalit.
Teksa po shkëmbenin disa fjalë, Xhaka në fund iu drejtua tifozëve me fjalët : “Qepeni, mbylleni gojën!”, para se të mbyllte xhamin e makinës së tij, e të largohej. 
Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.

Tap icon by Icons8

No comments