“Pas zhdukjes së Salas, lojtarët frikësohen të udhëtojnë me aeroplan”
Mbrojtësi i Cardiff Cityt, Sol Bamba, ka zbuluar se disa nga bashkëlojtarët e tij po frikësohen të udhëtojnë me aeroplan, pasi lojtari i ri i këtij klubi, Emiliano Sala, u zhduk të hënën bashkë me aeroplanin me të cilin po udhëtonte.
“Është një situatë me të vërtetë e pazakontë, një tragjedi e madhe. Të gjithë jemi ndikuar nga ajo që ka ndodhur, djemtë, qyteti, i gjithë klubi. Ne kemi marrë ndihmë. Zakonisht udhëtojmë me aeroplan dhe disa nga ne mendonin: ‘Nuk dua të udhëtoj kështu më’”, ka thënë Bamba.
“Kjo është shumë e thellë. Trajneri ka qenë i mirë dhe klubi ka qenë i mirë sa i përket formës së komunikimit me ne gjatë kësaj kohe. Dhe mendoj se kemi nevojë të çlirohemi nga kjo gjë. Besoj se do të përmirësohemi gjatë javëve në vazhdim”, përfundoi Bamba.

No comments