Milan dhe Liverpool futen në garë për "Pirlon e ri"
Skautët e Milanit dhe Liverpoolit kanë qenë duke e parë mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali mbrëmë.
Siç raporton "Gazzetta dello Sport", përfaqësuesit e të dyja skuadrave, ishin në tribuna në barazimin e Brescias kundër Spezias 4-1.
18 vjeçari ka marrë nofkën si “Andrea Pirlo i ri”, por ai insiston se ka karakteristika shumë të ndryshme nga ai.
Si Pirlo, ai u zhvillua nga akademia e Brescias dhe tashmë ka paraqitje të rregullta për klubin e tij, ku ka kontribuar në dy gola dhe pesë asiste në 19 ndeshje këtë sezon në Serie B.

No comments