Breaking News

Gazeta franceze: Neymar mungon kundër Manchester United

Sulmuesi brazilian i PSG është lënduar në shputën e këmbës dhe duket se ky lëndim do ta lë atë jashtë për ndeshjen e parë në Champions League kundër Manchester United.

Sipas Telefoot, mundësitë sulmuesi i PSG, Neymar që mund të paraqitet kundër Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League janë jashtëzakonisht të vogla.
Ndeshja e parë pritet që të luhet më 12 shkurt të martën në Old Trafford dhe braziliani ka lënduar këmbën e tij të djathtë dhe duket se ai do të mungojë në këtë ndeshje.
Raportohet se lëndimi është më i lehtë dhe ai mund të kthehet më shpejt, me Neymar që mund të ecë në këmbë tani, që tregon se lëndimi është shumë më i lehtë se sa është pritur.
Tap icon by Icons8

No comments