Ky është rekordi që Messi synon të thyejë sot kundër Eibarit
Lionel Messi synon ta shënojë sot golin e 400-të personal në La Liga, në përballjen e Barcelonës ndaj Eibarit në “Camp Nou”.
Ylli argjentinas ka shënuar 399 gola në 434 paraqitje në La Liga, që prej se e realizoi golin e parë dhe debutues kundër Albacetes në vitin 2005.
Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës që prej vitit 2014, kur me hat-trickun e tij ndaj Sevillas dhe parakaloi Telmo Zarran, i cili në të kaluarën kryesonte me 252 gola.
Nga totali i 399 golave, Messi i ka realizuar 230 gola në 217 ndeshje në “Camp Nou”, nga të cilat 183 kanë përfunduar me fitore për Barçën. Ndërkohë, në transfertë ai i ka shënuar 169 gola në 217 ndeshje. /botaefutbollit/

No comments