Fjalët e para të Cesc Fabregas pas largimit nga Chelsea
Cesc Fabregas dje u zyrtarizua si lojtar i Monacos, kështu duke u larguar nga “Stamford Bridge” pas pesë sezoneve.
“Kam emocione të përziera që po e shkruaj këtë mesazh”, ka shkruar Fabregas në Instagram.
“Dua t’i falënderoj të gjithë në Chelsea. Pronarin, Z. Abramovich, i cili më solli këtu, bashkëlojtarët e mia, të cilët më ndihmuan që të fitojë shumë tituj, stafin që e bënë sa më të lehtë kohën time këtu dhe të gjithë fansat që më bëtë të ndihem special çdo javë”.
“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme dhe me shumë pikëllim mu duhet t’iu them lamtumirë. Do të më mungoni të gjithë dhe ju uroj fat në të ardhmen”, përfundoi Fabregas. /botaefutbollit/

No comments