Breaking News

Kaq para janë grumbullua për të filluar sërish kërkimet për Emiliano Sala

Pasi u pushuan kërkimet për Emiliano Salan, shumë persona kanë filluar të kërkojnë sërish që të fillojnë ato.
Emiliano Sala u zhduk të hënën gjersa po udhëtonte nga Franca për në Cardiff, ndërsa autoritet i pushuan kërkimet pasi nuk kishin asnjë gjurmë të tij.
Një fondacion i hapur nga futbollashësit, ka mobilizuar të gjithë, duke u mbledhur deri më tani 150 mijë euro.
Poashtu edhe mesazhi i motrës së Emiliano Salas ka prekur zemrat e të gjithë tifozëve, që janë duke punuar shuam në këtë iniciativë.
Nga ana tjetër, N’Golo Kante ka thënë se ai është i gatshëm që t’i paguajë të gjitha shpenzimet për kërkimet e ish-bashkëlojtarit të tij.
“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e ndaloni kërkimin. Nga thellësia e zemrën time e di se Emiliano është një luftëtar dhe ai dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ata nuk do të dorëzohen, kështu që ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka thënë Romina Sala.
Tap icon by Icons8

No comments