Granit Xhaka "mbreti" shqiptar (FOTO)
Granit Xhaka është mbret i futbollit shqiptar. Në fakt, futbollisti i Arsenalit vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë shqiptar.
Të paktën ky është vlerësimi në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES) me bazë në Neuchatel të Zvicrës.
Fakti se ka pësuar rënie për dallim nga viti paraprak nuk e pengon futbollistin prishtinas të mbetet futbollisti me vlerën më të lartë.
Mesfushori kreativ vlerësohej 68 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 62,9 milionë.
Xhaka është pjesë e rregullt e Arsenalit dhe lojtar mjaft i rëndësishëm i Përfaqësueses së Zvicrës qe disa vite.
Duke e pasur parasysh moshën e tij, vlera e Xhakës mund të rritet këtë vit ose në vitet në vazhdim.


No comments