Breaking News

Diaz u transferua te Reali, zbulohet klauzola marramëndese e 19-vjeçarit

Real Madrid ka kompletuar transferimin e talentit të Manchester Cityt, Brahim Diaz.
Los Blancos pas shumë bisedimeve me kampionët e Anglisë, kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit në "Santiago Bernabeu".
Diaz, që përfundonte kontratën me Manchester Cityn në fund të këtij sezoni, i ka kushtuar Real Madridit rreth 17 milionë euro.
19 vjeçari nga Malaga, ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.
‘AS’ shkruan se në këtë kontratë Real Madrid ka paraparë edhe klauzolën liruese të lojtarit, e cila kap vlerën e 750 milionë euro. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments