Breaking News

​Gjykata e Sportit merr vendim pas kërkesës për eliminimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që ta lejojë Barcelonën të garojë në Kupën e Mbretit, përkundër kërkesës që kishte bërë Levante. Drejtuesit e Levantes pretendonin se katalanasit duhet të eliminohen për shkak të parregullsisë në rastin e Chumit.

Levante fillimisht kishte parashtruar këtë kërkesë Federatës së Futbollit të Spanjës, mirëpo këta të fundit e refuzuan këtë kërkesë pasi që deklaruan se kishte kaluar afati kohor për t’u ankuar.
Levante pretendonte se katalanasit duhet të eliminohen pasi që pjesë e skuadrës në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kishte qenë edhe Chumi, i cili nuk ishte i lejuar të luante. Chumi ishte ndëshkuar me kartonin e pestë të verdhë për këtë sezon me ekipin B të Barcelonës dhe për këtë arsye ai nuk kishte të drejtë të luante.
Tap icon by Icons8

No comments