Gianluigi Buffon zbulon momentet më kritike gjatë karrierës së tij
Gianluigi Buffon ka zbuluar se karriera e tij në futboll nuk ka qenë aq e këndshme sa mund të jetë dukur nga jashtë. Ish-portieri i Juventusi zbuloi se gjatë karrierës së tij ishte përballur me momente kritike, kur ishte vuajtur nga probleme psikologjike dhe jo fizike.
Në një intervistë për Vanity Fair, Buffon ka zbuluar: Për disa muaj, asgjë nuk kishte kuptim më. Të gjithë e kërkonin Buffonin, por askush nuk donte të dinte për Gianluigin. Ishte një kohë shumë e vështirë.
“Kjo ndodhi në kulmin e karrierës sime, kur isha 25 vjeç. Një ditë, para një ndeshjeje të Serisë A, shkova te Ivano Bordon – trajneri i portierëve – dhe i thashë: ‘Ivano, kërkoji Chimentit të ngrohet për të luajtur sot, sepse ndiej se unë nuk jam në gjendje për ta bërë. Sapo kisha përjetuar një sulm paniku”, shtoi ai.
E për ta tejkaluar këtë moment, Buffon pranon se kishte aftësi për ta kuptuar se ishte në një udhëkryq mes dorëzimit dhe ballafaqimit me dobësinë e tij.
“Unë kisha aftësinë për ta kuptuar se isha në një udhëkryq mes të heq dorë nga gjithçka apo të ballafaqohem me dobësinë që të gjithë e kemi. Kurrë nuk kam pasur frikë t’i shfaq emocionet; të qaj. Nuk duhet të kemi frikë nga kjo. Unë kam përjetuar sulm paniku”, përfundoi Buffon. /botaefutbollit/

No comments