Alisson flet për gabimet e Loris Karius në finalen e Championsit kundër Real Madridit
Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, ka bërë të ditur se ai ishte ndierë keq për Loris Kariusin, pasi ky i fundit i kishte bërë dy gabime të rënda në finalen e sezonit të kaluar në UEFA Champions League.
“Edhe kur ekipi im shënon pas një gabimi të rëndë nga portieri kundërshtar, është një ndjenjë e çuditshme për mua. Nuk e festoj atë gol si të gjitha golat e tjera gjatë ndeshjes”, tha 26-vjeçari.
“Unë e di se çfarë kalon në mendjen e portierit në ato momente. U mërzita shumë kur i ndodhi ajo gjë Kariusit pasi që një gjë e tillë mund t’i kishte ndodhur kujtdo”, deklaroi Alisson. /botaefutbollit/

No comments