E bujshme / Talenti portugez afër transferimit te Milani
Milan po bëhet shumë aktive në merkaton e transferimeve, pasi dy ditë më parë zyrtarizoi Krzysztof Piatek si blerjen e re në klub.
Por kuqezinjtë nuk do të ndalen së blerë lojtar të rinj në këtë merkato të janarit.
Ata janë shumë të interesuar për mbrojtësin e talentuar të skuadrës Sporting Lisbone, Tiago Djalo.
18-vjeçari momentalisht gjendet në Milan për të kompletuar transferimin e tij te Djalli.


No comments