Breaking News

Eden Hazard flet për transferimin e Gonzalo Higuain në "Stamford Bridge"


Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka shprehur kënaqësinë e tij pas vendimit të klubit londinez për ta transferuar sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuainin. Hazardi ka bërë të ditur se nga sulmues i ri i skuadrës së tij pret shumë gola.

“Për mua, si sulmues anësor, më pëlqen të luaj me lojtarë të nivelit më të lartë. Me Chelsean, kam pasur mundësinë të luaj me disa nga lojtarët më të mirë. Me Diego Costan për tri vjet dhe mendoj se edhe Higuaini është njëri ndër më të mirët”, tha fillimisht Hazard.
“Mua më pëlqente të luaj edhe me Giroud dhe Moratan. Pozita ime e preferuar është ajo e sulmuesit anësore, e jo e qendërsulmuesit, kështu që unë tentoj të argëtohem me qendërsulmuesin dhe sulmuesin tjetër anësor. Kur ka sulmues në fushë, është më mirë për mua”.
“Ai është një sulmues fantastik, kur e sheh karrierën e tij, ai i ka shënuar shumë gola në të gjitha klubet ku ka luajtur, Madrid, Napoli, Juventus. Ai gjithmonë shënon gola dhe do ta bëjë të njëjtën gjë edhe këtu. Këtë sezon jemi duke luajtur, por nganjëherë na mungon dikush për ta shënuar gola”.
“Higuain është një sulmues që mund të shënojë kudo. Ai mund të kombinojë me sulmuesit anësor dhe me mesfushën, por mund të luajë edhe si qendërsulmues që qëndron vetëm në zonën e 16-metërshit”, përfundoi Hazard.
Tap icon by Icons8

No comments