Breaking News

ZYRTARE: VAR do të përdoret në UEFA Champions League


UEFA ka bërë të ditur se Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret nga ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të këtij sezoni të Champions League. 

VAR-i fillimisht nuk do të përdorej deri në sezonin e ardhshëm, por Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dëshiron ta fillojë përdorimin e kësaj teknologji që nga ndeshjet e shkurtit të këtij sezoni

“Teknologjia Video Assistant Referee (VAR) do të përdoret nga faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën këtë sezon, si dhe në finalet e Ligës së Kombeve vitin e ardhshëm, ka bërë të ditur UEFA”, shkruan PA Dougout.

Mungesa e VAR-it në Champions League u vërejt më së shumti pas penalltisë së akorduar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskit, kur gjyqtari e dha një penallti për anglezët pasi që Raheem Sterling u pengua në barin e fushës dhe u rrëzua.
Tap icon by Icons8

No comments