Breaking News

Maradona e humb përsëri, grushton gazetarët pas humbjes së ekipit të tij (VIDEO)


Diego Maradona e humbi toruan duke iu vërsulur me grushta gazetarëve, pasi skuadra e tij Dorados humbi mundësinë për t’u promovuar në ligën elitare meksikane për shkak se u mposht në ndeshjen e dytë ndaj Atletico San Luis.

Maradona u përjashtua nga stoli në fund të ndeshjes së parë pasi i kishte abuzuar gjyqtarët e ndeshjes për shkak se nuk i kishin dhënë penallti ekipit të tij. 

Si pasojë, ai e shikoi ndeshjen e dytë nga tribuna, ku u pa duke pirë edhe një shishe birrë.

Në video të postuara më vonë në rrjetet sociale, 58-vjeçari shihet duke iu vërsulurturmës me gazetarë para se siguria ta ndalojë.


Tap icon by Icons8

No comments