Breaking News

Zlatan Ibrahimovic publikon formacionin e ëndrrave të tij (FOTO)


Megjithëse bibliografia e tij ndodhet në treg, mediat vazhdojnë të publikojnë detaje interesante mbi Zlatan Ibrahimovic. Vetë suedezi, në fakt është bërë lajmës i një këndvështrimi personal, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Suedezi ka shkruar në një letër formacionin e tij ideal të përbërë nga Buffon në portë, Thiago Silva e Nesta në mbrojtje, teksa në krahë spikasin Turam dhe Maxwell.

Mesfusha i besohet këmbëve të Nedvedit, Vierasë dhe Xavit, ndërsa në sulm ka vendosur vetveten të mbështetur nga Ronaldinho dhe Messi.

Tap icon by Icons8

No comments