Breaking News

Maldini premton blerje të reja te Milani

Legjenda e Milanit, dhe tani drejtor i kuqezinjve, Paolo Maldini ka folur për mundësi të blerjeve në afatin kalimtar të janarit.

Cesc Fabregas dhe Zlatan Ibrahimovic janë dy emrat që po qarkullojnë në mediat italiane, të cilët mund të transferohen në “San Siro” gjatë merkatos së janarit.
“Fabregas dhe Ibrahimovic? Kemi ide...”, ka thënë Maldini.
“Ne dëshirojë të bëjmë çdo gjë në mënyrë që të mbesim në top-katërshe dhe do të tentojmë që të bëjmë blerje, mirëpo jemi të kënaqur përsëri me këtë skuadër”.
“Edhe ata lojtarë të cilët janë në fund të kontratave të tyre janë duke treguar profesionalizëm të vërtetë”, deklaroi Maldini.
Tap icon by Icons8

No comments