Breaking News

"Paul Pogba mund të largohet nga United në merkaton e janarit"

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Ince ka thënë se ai mendon se Paul Pogba mund të largohet nga "Djajtë e Kuq" që në afatin kalimtar të janarit.

“Mund ta shoh Pogban duke u larguar në janar”, tha ai për Evening Standard. 
“Mendoj se gjithçka është rregulluar që ai të largohet. Duket se ai do të largohet.
“Është turp, sepse është një lojtar klasi dhe nuk e di çfarë janë marrëdhëniet e tij me menaxherin”, deklaroi Ince.
Tap icon by Icons8

No comments