Breaking News

Këto janë fjalët e Iscos drejt tifozëve, pasi e fishkëllyen gjatë humbjes ndaj CSKA Moskës

E ardhmja e Iscos te Real Madrid po duket gjithnjë e më e paqartë pasi mbrëmë ai u fishkëllye nga fansat madrilen në humbjen 3-0 nga CSK Moskës në “Santiago Bernabeu”.

Spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë për një kalim të mundshëm të mesfushorit spanjoll në Premier League.
Sipas mediave spanjolle, Isco iu ka thënë fansave “çfarë po dëshironi?”, pasi humbi një rast të pastër shënimi.
Ai është fishkëllyer vazhdimisht për 10 minuta pas atij incidenti.
“Fishkëllimi ndaj një lojtari na bën më të dobët. Ne nuk jemi mësuar që të humbim në shtëpi, veçanërisht në Champions League”, ka thënë Emilio Butragueno nga radhët e klubit mbretëror. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments