Michy Batshuayi tallet me mbrojtësin e Manchester Unitedit (FOTO)
Nata e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Phil Jones, u përkeqësua edhe më shumë pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Valencias, ku ai shënoi autogol, pasi që sulmuesi i klubit spanjoll, Michy Batshuayi, u tall me të në Twitter.
Golin e dytë për Valencian në këtë ndeshje e shënoi vet mbrojtësi i “Djajve të kuq”, Phil Jones. Ky ishte autogoli i katërt në karrierën e qendërmbrojtësit anglez dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga shumë tifozë të tij, por edhe nga sulmuesi i Valencias, Batshuayi.
Për ta përkeqësuar këtë natë për Jonesin, shprehia e tij për të bërë mimika të çuditshme në fytyrën e tij, një shprehi për të cilën tallet mjaft shpesh në rrjete sociale, u përqesh edhe nga sulmuesi i huazuar nga Chelsea në Valencia, Michy Batshuayi.
Fillimisht, një llogarinë e tij në Twitter ai postoi një fotografi ku shiheshin këta dy futbollistë, por në qendër të vëmendjes së kësaj fotoje ishin këpucët e Batshuayit, pasi që ato kishin shenjën e super heroit “Batman”, për shkak të lidhjes me emrin e futbollistit belg.
Batshuayi iu përgjigj këtij tweeti: “Më vjen mirë që iu pëlqen djemlosha... por, a mund të flasim për fytyrën e Phil Jonesit?”.


No comments