Breaking News

Juventusi me shumë mungesa kundër derbit ndaj Torinos

Joao Cancelo dhe Juan Cuadrado, janë lënë jashtë skuadrës së Juventusit për Derby della Mole kundër Torinos.
Cancelo ishte jashtë edhe në humbjen 2-1 të Juventusit me Young Boys në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër Cuadrado nuk është shëruar pasi pësoi një lëndim në gjunjë, gjë që bëri që ai të largohet në mes të ndeshjes.
Jashtë listës së skuadrës kanë mbetur edhe Andrea Barzagli dhe Sami Khedira.
Rodrigo Bentancur është i pezulluar pasi ka mbushur numrin e katër kartonëve.
Skuadra e Juventusit kundër Torinos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.
Tap icon by Icons8

No comments