Breaking News

Operohet Joao Cancelo, ja kur do të kthehet portugezi

Juventusi ka konfirmuar se Joao Cancelo ka kryer një operim në gju me plot sukses, kështu që do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ka qenë vet trajneri Massimiliano Allegri i cili ka konfirmuar sot se portugezi ka pasur një krisje të meniskut, duke e parashikuar se do të kthehet pas pushimit të dimrit në fund të janarit.
“Sot, Joao Cancelo pas pësimit të një dëmtimi në gjurin e djathtë është futur në operim”.
“Prej ditës së nesërme, Cancelo do të fillojë kujdesin rehabilitues”, njofton faqja zyrtare e Bianconerëve.
Tap icon by Icons8

No comments