Guardiola thumbon Kloppin: Nuk është e lehtë të jesh lider
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thumbuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, për presionin që vjen me pozitën e parë në tabelën e Premier Leagues.
“Nga janari apo shkurti i sezonit të kaluar, njerëzit thanë se Premier League kishte përfunduar. Të jetosh me këtë gjë nuk është aspak e lehtë”, ka thënë Guardiola.
“Para një muaji, njerëzit flisnin për ndeshjen kundër Liverpoolit, por ne i kishim edhe tri apo katër ndeshje para saj. Futbolli është sport ku mund të fitosh shumë ndeshje, por mund edhe të humbasësh shumë të tjera”, përfundoi Guardiola. /botaefutbollit/

No comments