Breaking News

Çmendet Barcelona, ofron Coutinhon plus para për Mbappen

Sipas "Don Balon",Barcelona është e gatshme të ofrojë Philippe Coutinhon plus një shumë të konsiderueshme parash për ta transferuar Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain.

Neymarit do t;i pëlqente të luajë në një skuadër me bashkëlojtarin e tij brazilian, gjë që do ta bënte funksionale marrëveshjen për të dy palët.
Ky transferim do ishte goditje e dyfishtë për Barçën, pasi duke e blerë Mbappen do ta parandalonte Neymarin t’i bashkohet rivalit Real Madrid.
Ndërkohë, dje u raportuar se PSG do të detyrohet të shesë njërin prej dy yjeve kryesore, Neymarin ose Mbappen, për t’i kryer obligimet në rregulloren e ndershmërisë financiare (FFP) të UEFA-s.
Tap icon by Icons8

No comments