Barcelona dorëzohet për të nënshkruar me mbrojtësin holandez
Sipas të përditshmes spanjolle "Mundo Deportivo", Barcelona është duke humbur shpresat për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Edhe pse Barça ka besim se do ta blejë Frenkie de Jong, nuk është duke pasur sukses në gjetjen e një marrëveshjeje për transferimin e qendërmbrojtësit.
Transferimi i tij është duke u komplikuar nga agjenti Mino Raiola, dhe si pasojë Blaugranasit do të kërkojnë qendërmbrojtës tjetër. /botaefutbollit/

No comments