Breaking News

Përfundon gjithçka, Hebaj përmbys i vetëm Tiranën dhe i jep fitoren Partizanit


Partizani ka fituar me përmbysje kundër Tiranës me rezultatin 2-1 në "Selman Stërmasi".

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me golin e sulmuesit 20-vjeçar, Grent Halilit në minutën e 50'.

Partizani zgjohet nga gjumi në minutën e 66', ku barazoi rezultatin me talentin Rubin Hebaj.

Golin e përmbysjes e shënoi po Hebaj në minutën e 68' duke i dhënë fitoren Demave.

Me këtë fitore Partizani renditet në vendin e 1 me 34 pikë, ndërsa Tirana zhytet në krizë pasi renditet në vendin e 8 me 11 pikë. /botaefutbollit/
Tap icon by Icons8

No comments