Breaking News

Wanda Nara flet për gjendjen e Mauro Icardit te Inter


Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka thënë se çdo gjë është në rregull mes klubit dhe lojtarit.
Agjentja e sulmuesit argjentinas ka thënë se ai është i lënduar, por që shpreson të jetë gati për ndeshjen ndaj Milanit në mesin e muajit mars.
“Mauro shënoi në derbin e fundit dhe besoj që ai do të shënojë sërish”, tha Nara.
“Ajo çfarë shkruhet në disa media, nuk është e vërtetë, pasi Mauro është i lënduar dhe unë shpresojë që ai të rikthehet për derbin ndaj Milanit.
“Unë nuk jam duke trilluar asgjë, kjo është e vërteta, mund të pyesni edhe në stafin mjekësor të Interit rreth gjendjes së Icardit.”, ka shtuar më tej ajo.
Tap icon by Icons8

No comments