Rrëfehet Zidane: Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi
Zinedine Zidane është prezantuar në zyrat e Santiago Bernabeu si trajner i Real Madridit.
Francezi është shprehur i lumtur që është rikthyer në shtëpi, dhe se do të nis që nesër nga puna.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. S’kam çfarë të them, edhe pse keni shumë pyetje, por unë skam çfarë të them, vetëm dua të vazhdoj sërish të punoj për të dërguar këtë kub aty ku i takon. Ajo çfarë dua është që nesër të nisi punën. Jam shumë i lumtur”, tha ai.
“A do të kesh më shumë autoritet? Do të shohim. Do të ndryshojnë disa gjëra për vitet e ardhshme. Por, do të kemi kohë për të folur për të ardhmen, sot kjo nuk është tema, por për ndeshjet që kanë mbetur dhe duam që të përfundojmë sezonin sa më mirë”.
“Kisha oferta tjera, por nuk doja asnjë skuadër tjetër, vetëm Real Madridin dhe është koha të nisim punën dhe unë, më besoni, kam shumë shumë ende për të dhënë dhe dëshirë të madhe për të punuar që nga nesër”.
"Çfarë të tha Perezi kur ta telefonojë? “Që të kthehem dhe ja ku jam".

No comments