Breaking News

Massimo Moratti zbulon transferimin e tij të parë në krye të Interit


Massimo Moratti ka qenë një nga presidentët më jetëgjatë në krye të një klubi italian dhe një ndër më të suksesshmit.
 
Moratti ka dhënë një intervistë në mediat italiane ku ka rrëfyer shumë nga prapaskenat e merkatos kur ka qenë në krye të Interit.

"Blerja ime e parë e vërtetë në krye të Interit ishte Zanetti", tha fillimisht Moratti.

:Ai nuk ka ardhur si një zgjedhje e dytë. Më kishin dërguar videokasetat e tij nga kampionati argjentinas".

"Një natë më telefonuan dhe pyetën nëse duhet të procedonin për blerjen e tij. Unë shkova zgjova një nga djemtë e mi dhe i tregova videokasetën. Mora telefonin dhe urdhërova të blihej Zanetti", dekalroi Moratti. 
Tap icon by Icons8

No comments